75 Mall Live Search
15:34 / E Martë, 31 Gusht 2021 / LB

Kjo është mosha e 26 viktimave nga koronavirusi, në 24 orët e fundit

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, bëhet e ditur mosha e viktimave nga koronavirusi, në 24 orët e fundit.

Sipas statistikave të publikuara nga kjo e fundit dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, në mesin e viktimave është një grua nga Gjilani nën 40 vjeç, 3 viktima, dy gra dhe një burrë janë të moshës 50-59 vjeçare, 10 viktima janë të moshës 60-69 vjeçare, 4 viktima janë të moshës 70-79 vjeçare dhe 8 viktima janë mbi 80 vjeç.