Rashica, mungesa e madhe e Kosovës në një ndeshje

Milot Rashica nuk do të luaj për Kosovën në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë. Lajmi bëhet i ditur në faqen e Norwich City.
Arsyeja e mungesës së Rashicës do të jetë për shkak se Gjeorgjia është në listën e kuqe të Britanisë së Madhe, si shtet me rrezik të lartë shkaku i COVID-19.
Pas ndeshjes së 2 shtatorit, Rashica do të bashkohet me Kosovën në ndeshjen ndaj Greqisë e Spanjës./Indeksonline/