75 Mall Live Search
19:14 / E Mërkurë, 01 Shtator 2021 / OSH

Manchester United e sheh Haaland si prioritet për verën e ardhshme

Manchester United dëshiron që ta transferojë sulmuesin e Dortmund, Erling-Braut Haaland, verën e vitit 2022, transmeton Indeksonline.

Djajtë e Kuq nënshkruajtën me Cristiano Ronaldon këtë afat por ata dëshirojnë që t’i shtojnë edhe një ‘armë’ arsenalit të tyre të sulmit.

Edhe Bayern Munche, PSG e Barcelona kanë qenë pjesë e diskutimeve për norvegjezin por Solskjaer beson se mund ta transferojë bashkëkombasin e tij.