Policia në Rajonin e Mitrovicës së Jugut në zbatim të masave kundër Covid-19

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me angazhime të shtuara është duke vazhduar me zbatimin dhe implementimin e masave kundër Covid-19.
Në zbatim të masave dhe reagim në bazë të Ligjit per parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, zyrtarët policorë po veprojnë gjithnjë në përputhje me autorizimet, duke realizuar kontrollet në rrugë, në sheshe, në lokalet e gastronomisë, në qendrat tregtare dhe operatorë tjerë ekonomik, nëpër auto-taksitë, në transportin urban e ndër-urban.
Për moszbatim të masave, në 24 orët e fundit në rajonin e Mitrovicës së Jugut nga zyrtarët policor, janë shqiptuar 408 gjoba ndaj personave fizik si dhe 09 (nëntë) gjoba operatorëve ekonomik.
Policia apelon tek të gjithë qytetarët që të zbatojnë masat e parapara për parandalimin dhe luftimin pandemisë Covid-19.



