Rikthehen emocionet e Kosovës

Ekipi kombëtar i Kosovës rikthehet sot për të na dhuruar emocionet më të veçanta, në kuadër të kualifikimeve për botëror, transmeton Indeksonline.
‘Dardanët’ sot janë mysafirë të Gjeorgjisë më fillim nga ora 18:00, në Batumi Stadium, i cili do të inaugurohet.
Kosova ende nuk ka fituar pikë në këto kualifikime pasi në dy ndeshjet e para ka regjistruar dy humbje, kundër Spanjës me rezultat 3-1 dhe ndaj Suedisë me rezultat 0-3 në Fadil Vokrri.
Skuadra e Bernard Challandës duket mjaft e motivuar para ndeshjes, mirëpo zvicerani do të ketë mungesa të theksuara për këtë ndeshje, duke mos mundur të llogarisë në futbollistë si: Milot Rashica, Bersant Celina, Edon Zhegrova, Bernard Berisha, Leart Paqarada dhe Hekuran Kryeziu, duke mos përmendur Arbër Zenelin i cili do të jetë jashtë fushave të blerta për një kohë të gjatë. /Indeksonline/