75 Mall Live Search
09:30 / E Enjte, 02 Shtator 2021 / LB

Arrestohet një femër e mitur në Obiliq, sulmoi fizikisht prindërit e saj

Një tjetër rast i dhunës brenda familjes është raportuar në Obiliq, kësaj radhe një femër kosovare e mitur ka sulmuar fizikisht prindërit e saj, transmeton “Indeksonline”.

Më poshtë njoftimi i Policisë:

Obiliq, 01.09.2021 – 13:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare (e mitur), pasi që ka sulmuar fizikisht prindërit e saj. Viktimat kosovarë kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, palët janë intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.