Ky është maqedonasi i arrestuar në Ferizaj, akuzohet për vrasje, fajde…!

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksionin në Ferizaj ku ka konfirmuar se është bërë arrestimi i të kërkuarit me flet-arrest ndërkombëtar.
Indeksonline ka mësuar se personi i prangosur nga forcat e sigurisë është Zhan Zhelezarski.
Kujtojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast njësia Fast -ILECU e asistuar nga njësia për reagim të shpejtë në Ferizaj dhe Njësia Speciale, ka arrestuar të njëjtin për veprat penale: “Tentim vrasje në bashkëpunim”, “Fajde”, “Armëmbajtje pa leje municion dhe eksploziv”.

Lidhur me personin e dyshuar tanimë të arrestuar, i cili dyshohet se ka masë dënimi për disa vite, janë duke vazhduar procedurat e prapara ligjore. /Indeksonline/