75 Mall Live Search
20:55 / E Premte, 03 Shtator 2021 / OSH

Rashica: Lojarët kanë lu të bashkuar, kanë luftu për njani-tjetrin

Kosova fitoi mbrëmë ndaj Gjeorgjisë si mysafir me rezultat 0-1, me golin e vetëm të sulmuesit Vedat Muriqi.

Milot Rashica mungoi në këtë ndeshje për shkak se klubi i tij Norëich nuk e lejoi atë të udhëtojë për Gjeorgji, pasi ky shtet është në listën e rrezikshmërisë së lartë të rasteve me COVID-19 në listën e shtetit të Anglisë.

Sulmuesi i Norëich e ka komentuar ndeshjen e mbrëmshme duke i përgezuar shokët e tij për paraqitjen, transmeton Indeksonline.

“Lojarët kanë lujt të bashkum, kanë luftu për njani-tjetrin. Kjo fitore ka ardhë në një moment të mirë, shpresoj të kthehet edhe motivimi’, tha Rashica.

Ai pati disa fjalë edhe për Dardanët.

“Dëshira e jona është t’i kemi ata të gjithë këtu, por edhe ata që vijnë besoj se do të na përkrahin” shtoi ndër të tjera Rashica.

Ish-sulmuesi i Ëerder Bremen është i gatshëm edhe mund të paraqitet në dy ndeshjet tjera për Kosovën, të cilat Kosova i zhvillon në shtëpi kundër Greqisë edhe Spanjës, më datën 5 dhe 8 shtator. /Indeksonline/