Mourinho e këshillon Xhakën ta marrë vaksinën

Mesfushori i Arsenal, Granit Xhaka, ka rezultuar pozitiv me COVID-19 disa ditë më parë.
Kombëtarja zvicerane ka thënë se mesfushori shqiptar ka qenë i vetmi ai i cili nuk është vaksinuar kundër këtij virusi.
Në një postim në rrjetin social ‘Instagram’ Granit Xhaka ka shkruar se është i emocionuar për ndeshjet që do t’i zhvillojë me Zvicrën. I menjëhershëm ka qenë komenti i trajnerit portugez, Jose Mourinho, i cili i ka sugjeruar Xhakës që të marrë vaksinën.

Xhaka ishtë i lidhur me një kalim të mundshëm tek Roma, klubi që Mourinho drejton, por në fund zgjati kontratën me Arsenalin.