75 Mall Live Search
13:25 / E Shtunë, 04 Shtator 2021 / OSH

Asamblistja e Prishtinës: Komunat dhe qeveria duhet urgjentisht të iu dalin në ndihmë familjeve të prekura nga Covid 19

Asamblistja e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fiknete Bejta ka një kërkesë për të gjitha komunat dhe Qeverinë e Kosovës.

Bejta po kërkon që komunat dhe qeveria të iu dalin në ndihmë familjeve që janë të prekura nga Covid 19, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Komunat dhe qeveria duhet urgjentisht të ndërmarrin ndonjë veprim konkret pêr t’i dal në ndihmë familjeve që janë prek nga Covidi-19.

Këto ditë me rritjen e numrit të të infektuarëve me Covid-19, si pasojë janë izoluar shumë familje dhe sipas informatave kanë nevojë për ushqime e medikamente.

Si asamblesite në Kuvendin Komunal të Prishtinës kërkoj që të aktivizohet shtabi emergjent si dhe në rast nevoje të miratojmë edhe ndonjë Pako Emergjente.Ju lutem t’i ndihmojmë!