Shifrat alarmante të rasteve të reja, hapet pavioni i parë i spitalit “COVID 3” në Shqipëri

Nisur nga vala e re e infektimeve dhe për pasojë fluksi në rritje i pacientëve në spitalin infektiv, Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka aktivizuar planin për përballimin e situatës duke hapur sot spitalin “COVID 3”.
Fillimisht është hapur pavioni i parë prej 40 shtretërish teksa kapacitetet e këtij spitali janë 150 shtretër.
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri do të vendosë në dispozicion dhe spitalin “COVID 4”, në rast nevoje si dhe do të aktivizohet skenari i spitaleve rajonale.
Ditën e djeshme u raportuan 895 raste të reja dhe tri viktima nga COVID-19.
Aktualisht janë 11 mijë e 288 pacientë aktivë me COVID-19 në Shqipëri.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 114 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar./TCH