Një lajm i mirë dhe një lajm i keq vjen nga Enrique Iglesias

Në turneun e tij, Enrique Iglesias, ka dhënë lajmin e keq.
Ai ka treguar se po mendon të tërhiqet nga muzika, transmeton Indeksonline.
“Ky mund të jetë albumi im i fundit. Nuk është diçka që po e mendoja vetëm tani. Në fakt ka vite që dua të tërhiqem nga muzika”, u shpreh ai.
Albumi quhet ‘Final’ do të ketë dy volume dhe pas publikimit të tij do të mbaroj çdo gjë.
Jam në atë periudhë të jetës që po e mendoj seriozisht ta mbyll. Në fakt kam dashur ta bëjë këtë që prej 2015-ës. Do vazhdoj të shkruaj këngë, por në një tjetër mënyrë. Nuk do ketë më albume apo punë si të tanishmet”, përfundoi këngëtari./Indeksonline/