Sveçla falënderon Policët për punën e bërë gjatë pandemisë: Nuk kursyet vetën për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sot ka qenë pjesë e ceremonisë së 22 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.
Sveçla në fjalimin e tij falënderoi Policinë e Kosovës për punën e bërë gjatë pandemisë, transmeton Indeksonline.
“Sot është një ditë e shënuar për Policinë e Kosovës, për ne dhe për popullin tonë, për Republikën e Kosovës.”

“Për një vit e gjysmë pandemi, Policia e Kosovës ka qenë dhe mbetet në ballë të detyrës dhe unë publikisht dua të ju falënderoj që përkundër sfidave të mëdha, ju nuk keni kursyer vetën tuaj për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve”, u shprehë ai.
Tutje, Sveçla tha se do të angazhohet si ministër që çdo polic të jetë i vlerësuar nga shoqëria e shteti.
Ministri tha se policët që kanë në krye të detyrës duhet nderuar e kujtuar çdo ditë me angazhim e vetmohim./Indeksonline/
