Ballkani transferon mesfushorin nga liga e Turqisë

Ekipi i Ballkanit ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Arens Mateli, transmeton Indeksonline.
Mateli u transferua tek skuadra nga Suhareka nga ekipi i Akhisarspor që garon në ligën e dytë të Turqisë.
Mesfushori ka nënshkruar kontratë që do ta mbajë atë në Suharekë për 4 vitet e ardhshme.
Mateli ishte pjesë e kategorisë Superiore në të kaluarën duke luajtur në klubet si Tirana dhe Kukësi.