Liverpool interesohet për Asensio

Liverpool është gati të bëjë ofertë për mesfushorin e Real Madrid, Marco Asensio, transmeton Indeksonline.
Spanjolli nuk bën pjesë në planet e teknikut Carlo Ancelotti dhe kjo mund ta bëjë atë të shikojë ndonjë klub të ri.
Arsenali ishte i interesuar për mesfushorin, por Liverpool tani është në garë dhe ekipi i Jurgen Klopp pritet të bëjë ofertë prej 35 milionë eurosh në afatin e janarit.