75 Mall Live Search
19:13 / E Hënë, 06 Shtator 2021 / AR

21-vjeçari nga Gjakova ia sheh “sherrin” një postimi në TikTok

Ditë më parë një person kishte postuar në rrjetet sociale Tik-tok një foto personale më armë (revole) në dorë. Dhe sot më datë 06.09.2021 Stacioni policor – Gjakovë ka pranuar informatë anonime lidhur më rast.

Më të pranuar informatën hetuesit e këtij Stacioni policor kanë filluar intensivisht të mirren me rastin, dhe pas një pune të shkëlqyer dhe të suksesshme operative kanë arritur të identifikojnë dhe shoqërojnë  personin – të dyshuarin P.L. i lindur në vitin 2000, shqiptar/kosovar.

Pas intervistimit i njëjti ka deklaruar se arma të cilën e ka postuar në rrjetin social Tik Tok i përket personit të dyshuar H.S. i lindur në vitin 1996, shqiptar/kosovar i cili po ashtu është shoqëruar në zyrat e Stacionit policor, është intervistuar dhe deklaruar se armën në fjalë  para ca muaj ia kishte shitur tani dyshuarit L.T. i lindur në vitin 1980, shqiptar/kosovar.

I njëjti është shoqëruar po ashtu në Stacionin policor dhe është intervistuar.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit dhe me urdhër të ti tre të dyshuarit lirohet në procedurë të rregullt.