Arrestohet 66 vjeçari në Mitrovicë, ia vjedhi çantën nga krahu një gruaje

Me datën 03.09.20212 është raportuar një rast vjedhje, në një nga qendrat
tregtare në Mitrovicë, ku ankuesja ka raportuar se i është vjedhur çanta e krahut, në të cilën kishte pasur një shumë me para të gatshme dhe një sasi të stolive të arit.
Pas një pune hetimore me datën 07.09.2021, njësia e hetimeve të Stacionit
Policor Jug Mitrovicë, ka arritur ta identifikoj dhe ta arrestoj të dyshuarin Sh.Th., 66 vjeçar, i cili pas intervistimit ka pranuar veprën dhe i janë konfiskuar të gjitha paratë dhe stolit e arit të raportuara nga ankuesja, e të cilat i janë kthyer ankueses në fjalë.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari Sh.Th. pas intervistimit është liruar në
procedurë të rregullt.