75 Mall Live Search
10:09 / E Premte, 10 Shtator 2021 / k.v

Kapet me drogë, arrestohet pejani

Është arrestuar një person i dyshuar në Pejë, pasi tek i njëjti gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar tri qese me substancë të dyshuar narkotike marihuanë, një thikë, 210 euro, 10 frang dhe një telefon.

Ndërsa gjatë kontrollit të shtëpisë është gjetur edhe një bime e kanabisit e kultivuar, një grinder dhe një telefon.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë./IndeksOnline/