75 Mall Live Search
10:31 / E Premte, 10 Shtator 2021 / B O

Zot i futbollit, Messi thyen të gjitha rekordet e Amerikës së Jugut me 3 golat e shënuara mbrëmë

Nuk ka më dilema se Messi është njëshi i historisë së futbollit. Gjashtë herë Topi i Artë mbrëmë ka patur një natë të paharruar për karrierën e tij.

Leo ka shënuar 3 gola ndaj Bolivisë në fitoren 3-0 të Argjentinës. Me tre gola, Messi ka thyer dy rekorde historike.

Superylli i PSG-së është bërë golashënuesi më i mirë në një ekip të Amerikës së Jugut. Këtë rekord e mbante Pele deri dje. Messi tani ka 79 gola me Argjentinën, ndërsa Pele kishte 77 me Brazilin.

Me tre golat ndaj Bolivisë, Messi e ka kaluar edhe Luis Suarezin si golashënuesi më i mirë në kualifikimet e Kupës së Botës në atë kontinent./Indeksonline/