75 Mall Live Search
12:45 / E Premte, 10 Shtator 2021 / B O

Norwichi zgjedh Rashicën lojtarin e muajit

Norwich City nuk e pati fillimin që e mendonte në sezonin e ri në Premierligë, pasi u inkuadrua nga Championshipi edicionin e kaluar.

Nga tri ndeshjet e luajtura, “kanarinat” i kanë humbur të gjitha, duke e shënuar vetëm një gol në proces.

Por, transferi i tyre, Milot Rashica po tregon paraqitje të mira, ndonëse ende nuk e ka gjetur rrugën deri te goli.

Norwich City po krenohet me performancat e Norwichit në klub deri tash, teksa e kanë zgjedhur edhe si lojtarin e muajit.

“Një start premtues i jetës si lojtar i Norwich Cityt për Milotin”, shkroi në Twitter ekipi anglez.