75 Mall Live Search
16:46 / E Premte, 10 Shtator 2021 / OSH

Me fasha e nën përcjellje të Policisë, nxirret nga gjykata vëllau i Ademajt që vrau zyrtarin e PDK-së, Blerand Kadriajn

Sot është mbajtur seanca dëgjimore për Avni Ademajn, i cili mbeti i plagosur në indidentin e të mërkurës. Ai po dyshohet për vrasjen e zyrtarit të PDK’së, Blerand Kadriaj.

Ai ka qëndruar para Gjykatës Themelore në Pejë, prej ku është nxjerrë Ademaj, nën përcjelljen e Policisë.

Ndryshe, Avni Ademaj po dyshohet për rastin e mbrëmjes së 8 shtatorit, nga ku dy persona mbetën të vrarë, kurse vetë ai i plagosur.

Dy personat që mbetën të vrarë janë kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati për kryetar të Komunës së Deçanit më 2017 nga radhët e PDK-së, Blerand Kadrijaj.