75 Mall Live Search
21:00 / E Premte, 10 Shtator 2021 / OSH

Ministri Sveçla: Konfiskohen 17 kilogramë marihuanë, arrestohen edhe tre të dyshuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se policia e Kosovës ka arrestuar tre persona për trafikim droge, të cilëve u ka konfiskuar 17 kilogramë drogë e llojit marihuanë.

Njoftimi i tij i plotë:

Policia e Kosovës nuk ndalet së luftuari grupet e organizuara kriminale.

Tre të arrestuar për trafikim droge pasi zbulohen e konfiskohen 17 kg drogë e llojit marihuanë.

Poashtu tre të arrestuar për korrupcion prej tyre dy zyrtarë të Agjensionit Qendror të Prokurimit.

Të pakompromis ndaj të gjitha llojeve të krimit, e në shërbim të qytetarëve!