75 Mall Live Search
16:09 / E Shtunë, 11 Shtator 2021 / OSH

Filmi kosovar “Vera Andrron Detin” fiton dy çmime në Bienalen e Venedikut

“Vera Andrron Detin” nga Kaltrina Krasniqi fiton dy çmime nga asociacionet e regjisorëve dhe profesionistëve në Binealen e Venedikut.

Kështu ka njoftuar Qendra Kinematografike e Kosovës.

Kujtojmë se ky është filmi i parë nga Kosova që shfaqë premierë në Festivalin e Venedikut.

“Për mënyrën se si ajo tregon përmes forcës së grave dhe marrëdhënien komplekse midis të vjetrës dhe të resë në një vend në rindërtim: fshatin dhe qytetin; patriarkalitetin dhe kërkesat e brezave të rinj. Regjia e saj e thurë me saktësi dhe koherencë rrugën e një nëne dhe një vajze drejt aspiratës për drejtësi, duke sfiduar dhe bërë pyetje për të ardhmen e një shoqërie” u shpreh juria e çmimit Autoret gra nën 40 [vjet] me rastin e dhënies së çmimit. Çmimet janë dhënë nga asociacionet e regjisorëve dhe profesionistëve të filmit të akredituara në kuadër të Festivalit të Venedikut”, shkruan QKK në faqen zyrtare në Facebook.