75 Mall Live Search
08:36 / E Diele, 12 Shtator 2021 / OSH

Mos e humbisnin videon/ Fqinji në katin e sipërm i la pa gjumë, çifti hakmerret në mënyrë të “pazakontë”

Një çift u hakmorr në mënyrën më kreative ndaj fqinjëve të katit të mësipërm, pasi ata i kishin lënë pa gjumë për shkak të zhurmave që bënin.

Dyshja postoi një video në Tik-Tok ku treguan mënyrën e tyre krijuese të hakmarrjes kundër fqinjëve të katit të mësipërm.

Në video duket burri Mav, duke e mbajtur Mandin përmbys me kokë poshtë, në mënyrë që ajo të përplasë këmbët në tavan.

Mav eci nëpër të gjithë apartamentin duke mbajtur të dashurën e tij në tavan, kështu që duket se fqinji i tyre i zhurmshëm patjetër që mori ‘dënimin’ me të njëjtën mënyrë.

Video e shpërndarë në Tik Tok u bë virale dhe ka marrë më shumë se 4 milionë klikime.

@mav_n_mandii

Douchebags… ##funnyvideosforyou ##viral ##foryoupage ##comedy ##neighbors ##upstairsneighbors

♬ original sound – Mav & Mandii