75 Mall Live Search
12:33 / E Diele, 12 Shtator 2021 / OSH

Digjet një veturë në Pejë, tek Qendra e Mjekësisë Familjare

Një veturë është kapluar nga flakët në qytetin e Pejës tek Qendra e Mjekësisë Familjare.

Vetura e tipit “AUDI” është kapluar nga flakët derisa ishte duke qëndruar në parking.

Zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe e kanë neutralizuar zjarrin. Po ashtu në vendin e ngjarjes ka dal edhe Policia që po e heton rastin.

Nuk raportohet për të lënduar apo për dëme të tjera materiale. /Indeksonline/