Dramë në Espanyol, Lemar i jep fitoren Atleticos në minutën e 100

Atletico Madrid ka shënuar fitore në udhëtim tek Espanyol, me rezultat 2-1 transmeton Indeksoline.
Raul de Tomas ishte ai që hapi ndeshjen në minutën e 40, për epërsinë e ekipit vendës në pjesën e parë. Në minutën e 53 Thomas Lemar shënoi por goli u anulua, ndërsa në minutën e 79 anësori Yannick Carrasco barazoi shifrat.
Referi anësor sinjalizoi për 10 minuta lojë shtesë dhe kur të gjithë po mendonin se ndeshja përfundoi, francezi Lemar shënoi përsëri, këtë herë goli ishte i rregullt duke i dhënë skuadrës së tij tri pikë tepër të vlefshme.