Kalvin Phillips në radarin e City

Manchester City ka shprehur interesim për mesfushorin e Leeds United, Kalvin Phillips, transmeton Indeksonline.
Cityzens po planifikojnë një ofertë për anglezin i cili ka impresionuar me paraqitjet e tij në Premier Ligë sezonin e kaluar pasi u promovua me Leeds.
Skuadra e Leeds nuk ka startuar mirë edicionin e ri në Premier Ligë, por Pep Guardiola është tifoz i madh i Phillips dhe dëshiron ta ketë në skuadër.