Juventusi kundër Malmos pa Chiesan

Skuadra e Juventusit po vazhdon të ketë kokëqarje në fillim të këtij sezoni.
Pas startit katastrofal në Serie A, Juventus ka marr një lajm jo të mirë para ndeshjes me Malmon në Ligën e Kampionëve.
Ylli i “Zebrave”, Federico Chiesa nuk është I gatshëm për këtë ndeshje. Ai nuk luajti as kundër Napolit për shkak të problemeve me muskuj, transmeton Indeksonline.
Allegri ka vendosur ta pushoj atë edhe për këtë ndeshje. Përveç Chiesas, Juventusi nuk do ta ketë në skuadër as Federico Bernadeschin.
Lajmi i mirë për Juventusin është rikthimi i Paulo Dybalas, Cuadrados, Sandros, Danilos dhe Bentacurit./Indeksonline/
