75 Mall Live Search
17:21 / E Hënë, 13 Shtator 2021 / OSH

Start katastrofal në Superligë, Prishtina e rikthen në skuadër Mankendan

Klubi i Prishtinës e ka filluar në mënyrë katastrofale sezonin e ri të Superligës.

Kampionët e Kosovës pas 3 ndeshjeve, kanë 1 barazim dhe dy humbje. Ata gjendën në vendin e parafundit me 1 pikë, aq sa ka Ulpiana që është në vendin e fundit.

Prishtina duke e parë formën e dobët ka vendosur që ta rikthej në skuadër futbollistin e njohur, Gauthier Mankenda.

Indeksonline mëson se ai është parë sot në stërvitje me klubin nga kryeqyteti. Mankenda u largua nga Prishtina 1 muaj më parë./Indeksonline/