Rikthehet Champions League, sonte zhvillohen 8 ndeshje

Sonte zhvillohen ndeshjet e para të këtij edicioni në Champions League, me 8 përballje që do të luhen në dy orare, transmeton Indeksonline.
Nga ora 18:45, Manchester United takohet në udhëtim me Young Boys në grupin F, ndërsa Salzburg ka një ndeshje të vështirë në Ramon Sanchez Pizjuan kundër Sevillas, në grupin G.
Me fillim në ora 21:00 janë gjithësej 6 përballje, e padyshim ajo kryesorja është midis Barcelonës dhe Bayernit në Camp Nou. Ndeshje tjetër e grupit E është mes Dinamo Kiev dhe Benficas.
Poashtu, një ndeshje mjaft interesante pritet të jetë edhe midis Villarreal dhe Atalanta në grupin F, me nëndetsen e verdhë si nikoqir i bergamaskëve.
Kampioni në fuqi i Ligue 1, Lille, e pret në shtëpi skuadrën e Wolfsburg në Grupin G.
Teksa, në grupin H Chelsea e pret në shtëpi skuadrën e Zenit st. Petersburg ndërsa Juventus udhëton në Suedi për t’u takuar me Malmon. /Indeksonline/