Mbi 53 mijë doza të vaksinave Pfizer arrijnë në Kosovë
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/09/03aa2131-5ffe-4c02-b5e3-2484275deeec.jpg)
Mbi 53 mijë doza të vaksinave Pfizer kanë arritur mbrëmë në Kosovë, nga kontrata e rregullt që ka Ministria e Shëndetësisë me këtë kompani.
Sipas të dhënave të fundit nga kjo ministri, numri total i vaksinave të dhëna në Kosovë është 1073406.
Numri i të vaksinuarve me dozën e parë është 327 mijë e 264, ndërkohë me të dyja dozat është 373 mijë e 071.