75 Mall Live Search
16:19 / E Martë, 14 Shtator 2021 / AR

Ky është i riu nga Peja që sot u gjet i vdekur

Sot është gjetur pa shenja jete një person i cili dje pasdite ishte raportuar si i zhdukur nga familjarët e tij.

Bëhet fjalë për të riun B.Berisha nga Peja, shkruan Indeksonline.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Dje është raportuar në orët e pasditës, për një person të zhdukur nga të afërmit e tij. Sot nga familjarët përmes telefonit policia është njoftuar rreth orës 13:00 për lokacionin e vendodhjes të tij i cili është gjetur nga familjaret në Sferkë të Thatë, menjeherë në vend të ngjarjës, kanë dalë të gjitha njësit relevante në vendngjarje, dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen”.