75 Mall Live Search
13:07 / E Mërkurë, 15 Shtator 2021 / LB

Haradinaj tregon vendimin e fundit të AAK-së që ka të bëj me fushatën zgjedhore

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haraidnaj ka njoftuar se subjekti të cilin ai e drejton, ka vendosur që fushatën konvencionale për zgjedhjet lokale Tetor 2021, ta kufizojë në 5 ditë.

Poashtu ai ka thënë se këtë fushatë 5 ditore do ta zhvillojnë në përputhje të plotë me kriteret dhe rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit, shkruan “Indeksonline”.

“Gjatë kësaj kohe do ta zbatojmë modelin e fushatës digjitale”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Duke pasur parasysh situatën e rëndë epidemiologjike me Covid-19, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka vendosur që Fushatën konvencionale për zgjedhjet lokale Tetor 2021, ta kufizojë në 5 ditë.

Poashtu jemi të përcaktuar që edhe këtë afat 5 ditor të fushatës, ta zhvillojmë në përputhje të plotë me kriteret dhe rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit.

Të nderuar qytetarë, struktura e simpatizantë të AAK-së, do të përpiqemi që duke filluar nga nesër, të gjejmë mënyra alternative të komunikimit dhe të shpalosim programin dhe objektivat tona për zgjedhjet e 17 Tetorit.

Gjatë kësaj kohe do ta zbatojmë modelin e fushatës digjitale.

Na priftë e mbara!