75 Mall Live Search
18:26 / E Enjte, 16 Shtator 2021 / A. M.

Kurti me një status në Facebook, flet për marrëveshjet me Maqedoninë Veriore!

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka deklaruar se në mbledhjen e sotme ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të parën në historinë e dy shteteve tona të pavarura, nënshkruam 11 marrëveshje bashkëpunimi për mërgatën, turizmin, energjinë, ekonominë, ndërmarrësinë e inovacionin, sigurinë, transportin dhe bashkëpunimin ndërkufitar.

May be an image of one or more people and outdoors
May be an image of 4 people, people standing and outdoors

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se si dy shtete demokratike ndajnë aspirata të përbashkëta për integrim në Bashkim Evropian, sikurse përkushtimin për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, padrejtësitë dhe pabarazitë në të dy anët e kufirit.

May be an image of one or more people, people standing and indoor

“Kjo mbledhje e parë është shprehje e vullnetit për të shënuar një etapë më intenzive të bashkëpunimit të ndërsjellë por edhe shprehje e vlerësimit për marrëdhëniet tona të mira fqinjësore.

Marrëveshjet e sotme, sikurse ajo për rrugën Prizren – Tetovë dhe lidhja Brezovicë – Popova Shapkë (Kodra e diellit) dhe Rehabilitimi i tampon zonës kufitare në Han të Elezit, do të lehtësojnë jetën e qytetarëve në të dy anët e kufirit. Këtë e kemi obligim politik dhe përgjegjësi institucionale.

May be an image of 1 person and standing

E rëndësisë së veçantë është marrëveshja SOFA, e cila rregullon statusin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, që mundëson hyrjen dhe daljen, qëndrimin e përkohshëm dhe kalimin transit të FSK-së në territorin e Maqedonisë e Veriut. Kjo do të jetë e dobishme për të dy shtetet pasi siç kemi parë edhe këtë vit, FSK përtej të qenit partner e aleat i rëndësishëm ushtarak, mund të ndihmoj qytetarët edhe në operacione të shpëtimit.

Falënderoj kryeministrin Zoran Zaev për mikpritjen, ndërsa për mbledhjen e radhës do ta kem nderin ta pres në Prishtinë”, ka shkruar Kurti. /Indeksonline/

May be an image of 2 people and people standing
May be an image of 4 people and people standing
May be an image of 3 people and people standing