Bayern shkatërron ekipin e Rexhbecaj, i shënon shtatë gola

Skuadra e Bayern e ka shkatërruar skuadrën e Bochum, duke e mposhtur me rezultat 7-0. Bavarezët patën 5 lojtarë që u shënuan në listën e golashënuesve, ndërsa njëri ishte autogol.
Sane e hapi ndeshjen për të shënuar më pas Gnabry, Kimmich i cili shënoi dy gola dhe sulmuesit Lewandowski e Choupo Moting e gjunjëzuan skuadrën e Bochum.
Mesfushori Elvis Rexhbecaj luajti 58 minuta për skuadrën musafire.