Asamblistja e LDK-së, Jeta Rafuna i hyn sërish garës për asamblenë komunale në Prishtinë

Asamblistja Jeta Rafuna Hasani nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës – kandidon edhe për një mandat për Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Jeta njihet si asambleiste proaktive dhe shumë e zëshme në asamblenë komunale. Synon edhe një mandat me përkushtimin dhe premtimin se do të angazhohet në shtyrjen para të projekteve në fushën e investimve kapitale, zhvillimin e mirëqenies shoqërore dhe përkrahjes së grave në shkollim e ndërmarrësi. Jeta ka për objektiv kyç edhe punën për mundësimin e hapjes së sa më shumë shkollave e çerdheve, dhe ngritjen e ndërgjegjësimit tek institucionet përgjegjëse për garantimin e sigurisë më të shtuar për gratë dhe fëmijët.
Në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jeta radhitet e treta.