75 Mall Live Search
12:29 / E Diele, 19 Shtator 2021 / LB

Prizrenasi mundohet ta mashtrojë me 100 euro fals punëtoren

Gjatë ditës së djeshme në Policinë e Kosovës është raportuar për një rast mashtrimi.

Dyshohet se një qytetar nga Prizreni ka tentuar të mashtrojë një punëtore në një market të qytetit.

Njoftimi i policisë:

Ankuesja femër kosovare punëtore në një market ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar të bëjë pagesë duke përdorur një monedhë prej 100€ që dyshohet të jetë e falsifikuar.