Vdes ish-sulmuesi i Chelseas dhe Milanit, golashënuesi më i mirë në histori të Premier Ligës

Sot në moshën 81 vjeçar ka ndërruar jetë legjenda e futbollit anglez, Jimmy Greaves.
Ai karrierën e tij e filloi tek Chelsea, ku për 3 sezona luajtu 169 ndeshje dhe shënoi 132 gola.
Pastaj vazhdoi në Milan, ku s’qëndroi gjatë dhe u rikthye në Londër tek Tottenham, ky luajti për 9 vjet.
Në 379 paraqitje për Spurs, ai shënoi 266 gola.
Greaves vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë në histori të Premier Ligës me 357 gola në 517 paraqitje./Indeksonline/
