Drita ia ndal hovin Drenicës

Drenica ka shijuar edhe humbjen e parë këtë sezon në Superligës.
Skuadra nga Skenderaj u mposht nga Drita me rezultat 0-2 në ndeshjen e javës së pestë të kampionatit kosovar.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Almir Ajzeraj në minutën e 14-të të ndeshjes.
Rezultatin e dyfishoi Hamdi Namani në minutën e 55-të.
Me këtë fitore, Drita është në vendin e dytë me 11 pikë, aq sa ka edhe Ballkani derisa Drenica ka 10 pikë sa Malisheva në vendin e tretë. /IndeksOnline/