“Valle” pëlqehet nga fansat, Capital T bashkëpunoi me producentët e legjendës amerikane të hip hopit

Reperi i famshëm Capital T, nuk po ndalet së publikuari këngë të reja.
Dje (18.09.2021), ai publikoi këngën më të re, ‘Valle’, të cilën e ka shoqëruar me një videoklip tejet atraktiv, shkruan Indeksonline.
Përmes kësaj kënge, ai ka shfaqur elementet tradicionale shqiptare në mënyrë të modernizuar.

Nga disa postime në rrjetet sociale shohim se Alau dhe EliWtf të njohur si TrapHouseMob janë producentët e këngës Dior nga Pop Smoke.

Me këtë këngë Capo, ka arritur të bëjë gërshetimin e paparë në industrinë e muzikës, duke sjellë frymë të re muzikore.
Por, reperi nuk do të ndalet me kaq!
Ai ka paralajmëruar që së shpejti do të publikoi diçka të re, por që koha e publikimit është lenë befasi për fansat./Indeksonline/
