Vrasja e të riut në Mitrovicë, arrestohen dy personat e shpallur në kërkim

Të dielën në orët e mbrëmjes, hetuesit e policisë në Mitrovicë kanë arrestuar dy të dyshuarit Leotrim Selimi, 31-vjeç dhe Valmir Selimi, 25-vjeç, të dy shtetas të Republikës së Kosovës të dyshuar për vrasje, shkruan IndeksOnline
Dy të dyshuarit kohë më parë, janë shpallur në kërkim policor si të dyshuar për veprën penale ’Vrasje e rëndë”, e ndodhur më datën 12 shkurt 2021, në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicën e Jugut, ku si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit ka vdekur viktima M. K., i moshës 22 vjeçar.
Si prova materiale nga dy të dyshuarit janë sekuestruar dy armë të shkurta, të llojit pistoleta të cilat dyshohen të jenë përdorur në veprën penale ‘Vrasje e rëndë.
Ndërsa pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, dy të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.