75 Mall Live Search
09:35 / E Martë, 21 Shtator 2021 / AR

Gjendet i vdekur një person në Ferizaj, Policia nis hetimet

Mbrëmë në Ferizaj është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore.

Ai u gjet i vdekur në banesën e tij ku po jetonte i vetëm .

Pas kësaj, Policia e Kosovës ka filluar hetimet.

Ferizaj, 20.09.2021 – 22:08. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili kishte qenë duke jetuar i vetëm në banesën e tij ishte gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës  e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion“, thuhet në njoftim./Indeksonline/