75 Mall Live Search
09:19 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Irinej: Dënimi i Mlladiqit, vepër e djallit

Patriarku serb, Irinej ka komentuar vendimin e Tribunalit të Hagës për dënimin me burg të përjetshëm të Ratko Mlladiqit.

Irinej ka thënë për mediat serbe se vendimi për dënim të Mlladiqit ishte “vepër  e djallit” dhe se nuk është hera e parë që serbët shpallen të fajshëm për shumë krime, transmeton Indksonline.

“Edhe një serb u dënua në Hagë, ne e dinim që Ratko Mlladiq do të dënohej, por për fat të keq nuk mund të bënim asgjë”, ka thënë Irinej. /Indeksonline/