Christensen afër kontratës së re me Chelsean

Chelsea është gati të arrijë marrëveshje të re me mbrojtësin Andreas Christensen, transmeton Indeksonline.
Danezit fillimisht i ishte ofruar kontratë me kushte të reduktuara, por ai e ka impresionuar trajnerin Thomas Tuchel dhe ky i fundit ka vendosur t’ia zgjasë marrëveshjen në bazë të performancave që ka treguar.
Christensen ka 133 paraqitje për Chelsean në të gjitha garat, që nga viti 2015 kur përfundoi huazimin tek Borussia Monchengladbach.