Real Madrid mbetet i interesuar për Dumfries

Skuadra e Real Madrid vazhdon të ketë interesim për të transferuar mbrojtësin e krahut, Denzel Dumfries, transmeton Indeksonline.
Përfaqësuesi i kombëtares holandeze iu bashkua gjatë afatit të verës skuadrës së Inter, por Los Blancos e shohin atë si nënshkrim për një plan afatgjatë në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Madrilenët ishin të interesuar për të edhe para se ai të nënshkruante me Interin.