75 Mall Live Search
17:56 / E Martë, 21 Shtator 2021 / k.v

Daut Haradinaj takon basketbollistet e Prishtinës: Këto vajza janë inspirim dhe obligim për t’ju ofruar kushte më të mira

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj në vazhdën e takimeve me kategoritë e ndryshme të kryeqytetit sot ka takuar disa nga vajzat e klubit të basketbollit Sigal Prishtina.

Haradinaj përmes profilit të tij në facebook ka thënë se këto vajza me sukseset e tyre janë inspirim por edhe obligim i yni për t’ju ofruar kushte më të mira, ndërkaq ka shtuar se në qeverisjen e tij çdo lagje do të ketë palestrën e vet sportive, si dhe do të dyfishohet buxheti për sportin.

Njoftimi i plotë:

Sot bashkë me kandidaten Donjeta Morina, takuam disa nga vajzat e klubit të basketbollit “Sigal Prishtina”. Këto vajza me sukseset e tyre janë inspirim por edhe obligim i yni për t’ju ofruar kushte më të mira.
Në qeverisjen time, çdo lagje do të ketë palestrën e vet sportive. Do ta dyfishojmë buxhetin për sportin, ndërkaq sportistët do t’i kenë përfaqësuesit e tyre në vendimmarrje.

eparaPrishtina

punamarë