Hasani i reagon ashpër Bahtirit: Mos ma njëllos familjen, lexojani dikush nga punëtorët e komunës këtë thirrje

Fatmir Hasani nga Lëvizja Vetëvendosje i ka reaguar ashpër kryetarit të komunës Agim Bahtiri pas një deklarate të tij në një emision televiziv.
Hasani përmes një postimi në Facebook i ka bërë thirrje Bahitrit të mos e njëllsoj familjen e tij, duke shtuar se ndryshe do të detyrohet të tregojë cfarë ka ndodhur më familjen e Bahitrit në vitin 1982.
Tutje ai ka kërkuar nga punëtorët e Komunës së Mitrovicës që të ia lexojnë Bahtirit këtë thirrje, teksa shtoi se ai “s’po din me lexu”.
Postimi i plotë i Hasanit pa ndërhyrje:
Analfabeti Agim Bahtiri dje ne intevisten e tina ne T7 te Fidan Jupolli prap ma paska njellosur familjen time te ngusht.
1) I beje thirje Analfabetit/Tugjarit/Sullatanit Agim Bahtiri per se dyti here mos ma njellos familje tlutem se familja ime eshte personale dhe ska te bej me politik ose perndryshe do te detyroj te na tregon qfar ka ndodh ne vitin 1982 me familjen tende nese vazhdon!
2) Analfabet Agim Bahtiri mos u bene si fmija ktynehere sa here i rehshum ja nisshin me qajt dhe thojshin ka mi tregu babes tend, edhe ti sa here qe te sulmoj politikisht me ma thire baben, nese ki pak burrni siq po thua me thire mua ose me del ball per ball ne debat.
3) p.s i lutem ndonje puntori ne Komunen e Mitrovices qe tja lexoj analfabetit ket thirje se siq po shifet spo dine me lexu e po vazhdon me njellosje te familjes time.
Mjaft eshte Mjaft!