Venezia e dobët për Milanin

Skuadra e Milan ka fituar në shtëpi përballë Venecias me rezultat 2-0, transmeton Indeksonline.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në minutën e 62 mesfushori Brahim Diaz i dha epërsinë vendësve pas asistimit të Theo Hernandez, e ky i fundit e dyfishoi rezultatin në minutën e 82 për t’i dhënë fitoren skuadrës së tyre. .
Me këtë fitore Milan është në pozitën e dytë me pikë të barabarta me liderin Inter, ndërsa Napoli ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe është një pikë mbrapa.