Protestuesit në veri furnizohen me ushqim

Protestuesit që tash e katër ditë po qëndrojnë në pikat kufitare Jarinje e Bërnjak sapo janë furnizuar me gjëra ushqimore.
Ekipi i IndeksOnline po qëndron në këto pika kufitare ku po raporton për më të rejat nga atje.

Dy persona janë parë duke i furnizuar protestuesit me pije dhe ushqim para pak çastesh.

Protesuesit serbë të cilët s’po pajtohen me masën e reciprocitetit për targa janë duke qëndruar tash e katër ditë ku kanë ngritur edhe tenda për të kaluar natën./IndeksOnline/
