Lajm i mirë nga QKUK, në Pediatri dhe Gjinekologji nuk ka asnjë pacient me Covid-19
Me rënien e numrit të të infektuarve me Covid-19, po lirohen edhe klinikat e stërngarkuara me pacientë të infektuar që ishin deri më tani.
Pas një periudhe kohore të mbingarkuar me pacientë me COVID-19, bazuar në raportimet e datës 25 shtator 2021, Klinika e Pediatrisë dhe Klinika e Gjinekologjisë, nuk kanë asnjë pacientë Covid-19.
ShSKUK ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë masat anti-covid dhe të vaksinohen në mënyrë që të ruajnë shëndetin e tyre dhe të kontribuojnë në përmirësimin e situatës së përgjithshme me COVID-19./Indeksonline/